PIACENCA- Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në autostradën A1 në Piacenza të Italisë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Bilanci i aksidentit janë dy të vdekur, një të plagosur rëndë dhe 5 të tjerë të plagosur lehtë.
Në aksident janë përshirë tri automjete, dy prej tyre të tonazhit të rëndë.
Dyshohet se shkak është bërë prezenca e mjegullës. Aksidenti shkaktoi bllokim të autostradës dhe varg të gjatë makinash.
Komento