Pamje të frikshme vijnë nga Kina, ku një nënë dhe fëmija i saj u hodhën jashtë makinës pasi mjeti me të cilin udhëtonte familja prej 4 anëtarësh doli nga kontrolli dhe u përplas me barrierat e autostradës.
Gjithçka ndodh në fraksion sekondi. Babai ishte në timon dhe djali në sediljen e parë. Me të parë një objekt plastik në rrugë, ai bën një manovër për t'iu shmangur, por humbet kontrollin. Makina përplaset me barrierën dhe nis rrotullimin me shpejtësi, ndërsa nga xhami i pasmë shihet fillimisht nëna që "fluturon" jashtë dhe përplaset në tokë. Pak pas saj, mes copave të xhamit, shihet edhe fëmija tjetër.
Babai dhe djali, që kishin vendosur rripat e sigurimit, nuk pësuan lëndime. Ndërsa nëna dhe fëmija, që udhëtonin në sediljet e pasme pa rripa sigurimi, pësuan fraktura në krahë, por arritën t'i mbijetonin aksidentit për mrekulli.










Komente
Komento