Një aksident është regjistruar rreth orës 01:00 të së dielës në Korçë, ku një automjet fillimisht është përplasur me një pemë dhe më pas është përmbysur në rrugë.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi i riu që drejtonte mjetin ka dalë nga automjeti pa pësuar dëmtime.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

Policia po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.