LIBRAZHD- Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Librazhd-Prrenjas në afërsi të fshatit Dragostunjë, ku një kamion është përplasur me një mjet tip ‘Volkswagen’ dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka viktima, por vetëm janë plagosur dy shoferët e mjeteve, të cilat janë dërguar për mjekim në spital.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë manovra e gabuar e parakalimit të ‘Golf’-it, duke bërë që kamioni i ngarkuar me inerte të frenojë për disa metra dhe më pas të dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi.

Foto nga aksidenti