Lushnje/ Benzi me shpejtësi skëterr merr para kamionin...dalin nga rruga, përplasen me kangjellat dhe përmbysen!

Lushnje/ Benzi me shpejtësi skëterr merr para kamionin...dalin nga rruga, përplasen me kangjellat dhe përmbysen!

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pas mesnate në Lushnje, në autostradë, ku një automjet Benz është përplasur me një kamion që transportonte bimë medicinale. Përplasja ka qenë e fortë. Të dyja automjetet janë përmbysur, ndërsa pas goditjes me njëra-tjetrën kanë përfunduar në anë të rrugës ku janë përplasur edhe me hekurat rrethues të një biznese anë autostradës.

Të dy drejtuesit e automjeteve, 34-vjeçari Dorian L në automjetin Benz, dhe shoferi i kamionit kanë marrë plagë të rënda, ndërsa makinat janë bërë shosh.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, Benzi ka gositur nga pas kamionin, por dyshohet që automjeti të ketë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara, duke marrë parasysh pasojat e aksidentit. Dyshohet që shoferi i automjetit të vogël të mos e ketë parë kamionin, megjithatë hetimet pritet të zbardhin shkaqet reale të këtij aksidentit të rëndë.

Dëmtimet më të rënda i ka 34-vjeçari dhe mësohet se për ta nxjerrë nga makina e aksidentuar është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. I riu është dërguar në spitalin e Lushnjes dhe mësohet se e ka kaluar rrezikun për jetën.

dhe nuk e shikuar kamionin duke e goditur me shpejtësi të lartë. Për fat të mirë drejtuesi i kamionit ndodhet në spital por është jashtë rrezikut për jetën.

lushnje ok.jpg" style="height:585px; width:780px" />

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 13/07/2019 11:04

    Pija alkolike dhe droga ne te tilla katastrofa te shpien

    Përgjigju
    • Leon: 13/07/2019 14:36

      Edhe pa pergjegjshmeri qe vje nga pa dija

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël