Një aksident i frikshëm është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

Një makinë e cila po drejtohej nga 27-vjeçare ka rënë nga ura pasi kjo e fundit humbi kontrollin.

Fatmirësisht vajza dhe nëna e saj e cila ishte pasagjere ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara për Report Tv, makina ka përfunduar e përmbysur poshtë rrugës kryesore.

"Rreth orës 14:35, në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", shtetasja D. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Ford" dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja D. M., dhe nëna e saj pasagjere në mjet, të cilat po marrin mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën", informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanave të aksidentit.