Aksident i merr jetën shqiptarit në Itali! 36-vjeçari me origjinë nga Shkodra po kthehej me motor nga puna (FOTO)

Aksident i merr jetën shqiptarit në Itali! 36-vjeçari me origjinë nga Shkodra po kthehej me motor nga puna (FOTO)

Viktima, Armando Kola

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali ku ka mbetur viktimë 36-vjeçari shqiptar Armando Kola, raportojnë mediat e huaja

Ngjarja ndodhi në Provaglio d’Iseo, Breshia, Kola ishte duke u kthyer me motor nga puna dhe u përplas me një fuoristradë tip ‘Suzuki Vitara’.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 17:30 në rrugën 510 mes Prrovaglio dhe Camignone. Shqiptari me origjinë nga Shkodra Armando Kola, i cili po kthehej nga puna për në shtëpinë e tij, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Edhe pse një infermier që po udhëtonte në rrugë në momentin e aksidentit i dha ndihmën e parë në kohë si dhe autoambulanca nuk u vonua vendin e ngjarjes, fatkeqësisht 36-vjeçari kishte ndërruar jetë në vend.

Shoferi 37-vjeçar i fuoristradës ka mbetur i tronditur nga ngjarja por nuk pati dëme.

Trupi i pajetë i motoçiklistit të ndjerë u transferua në morgun civil. Policia po heton dinamikën e aksidentit për të zbardhur detaje të reja.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar