Piloti spanjoll i Moto GP 2, 25 vjeçari Luis Salom ka humbur jetën në pistën e Katalonjës, si pasojë e plagëve të marra pas një rrëzimi në pistë.

Ndërhyrja e mjekëve ishte e menjëhershme dhe u dërgua në spital, por për fat të keq nuk mundi ti rezistonte plagëve të marra.

Salom është piloti i 46 që humb jetën në një kampionat motoçiklizmi. Ai ka debutuar në vitin 2009 në klasin 126 cc. Ishte ngjitur 25 herë në podium, ndërsa shënonte 9 fitore gjithsej në Moto3.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)