SHKODËR- Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur ‘Muri i Kalasë’ në lagjen ‘Liria’ ku 28-vjeçari duke drejtuar automjetin tip ‘Dayang’ ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra shoferi ka ndërruar jetë.

Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve