TIRANË- 3 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik të regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë, në mbikalimin e TEG.

Aksidenti u regjistruar rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan. Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi  mjetin “Honda” të familjes Kurti.

Në mjetin “Audi” pasagjerja përpara ka ndërrua jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa vajza tjetër fillimisht është vlerësuar me shenja jete, por nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Audi, Klevis Ruçaj 20 vjeç, vdiq disa orë më vonë në spital

Nga krahu tjetër, familja Kurti, e cila po i drejtohej Elbasanit, me drejtues , Qemal Kurti 60 vjeçe, dhe dy pasagjerët A.Kurti dhe O.Kurti,  përfunduan në spital me lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën. 

Policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe të për saktësuar shkaqet e aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG/ Ndërron jetë edhe shoferi i ‘Audit’ që ‘fluturoi’ nga mbikalimi! Shkon në 3 numri i viktimave

1678382350_19.00004109.Still008.jpg

Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në rreth rrotullimin e TEG. Mësohet se ka ndërruar jetë edhe shoferi i Audit që ka "fluturuar" nga mbikalimi, Klevis Ruçaj. 

Ora 21:24
Del emri, ja kush është shoferi 20-vjeçar që lëvizte me shpejtësi skëterrë, Audi ‘fluturoi’ nga mbikalimi dhe përfundoi në autostradë

1678383630_finalprojekt.00021116.Still022.jpg

Është identifikuar shoferi i makinës tip Audi, që ‘fluturoi’ nga mbikalimi i TEG-ut dhe ka përfunduar në autostradë duke u përplasur me një mjet tjetër. Shoferi 20-vjeçar është identifikuar si Klevis Ruçaj.

Ndërkohë është identifikuar edhe shoferi i mjetit tjetër ‘Hyndai’ që u përfshi në aksident, Qemal Kurti, 60 vjeç, dhe pasagjerja që udhëtonte me të Alda Kurti, 51 vjeç, e cila ndodhet në spital. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 20-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ora 18:52
Rëndohet bilanci i aksidentit në afërsi të TEG! Shkon në 2 numri i viktimave

1678383088_finalprojekt.00021615.Still023.jpg

Rëndohet bilanci i aksidentit në afërsi të TEG! Shkon në 2 numri i viktimave

Ora 18:39
Pamje shumë të rënda, ambulanca merr një të plagosur! U godit nga makina që ra nga mbikalimi

 

Në këto pamje të rënda duket i plagosuri nga aksidenti i rëndë, të cilin e merr ambulanca. Ai është totalisht i pafajshëm pasi teksa ishte në autostradë u godit nga makina që ra nga mbikalimi.

Ora 18:29
FOTO e re nga aksidenti në Tiranë/ Makina thyen barrierën mbrojtëse të mbikalimin, ‘kapërcen’ 2 korsitë dhe përplas makinën tjetër

 

Report Tv sjell një tjetër foto nga aksidenti i rëndë në Tiranë, ku mund të kuptohet më mirë se si ka  ndodhur aksidenti. Një makinë duket që ka rënë nga mbikalimi, ka thyer barrierën mbrojtëse të mbikalimit, ka kaluar 2 korsitë dhe është përplasur me një tjetër makinë aty pranë.

1678382867_finalprojekt.00014101.Still020.jpg