Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune, rreth 12:00 në rrugën nacionale Berat-Dimal, pranw rrethrrotullimit. Një automjet tip "Volkswagen" është përplasur me një kamion.  

Drejtuesja e mjetit, e identifikuar si Justina Gjata, 27 vjeçe, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Berat ku është futur në sallën e kirurgjisë pasi po merr mjekime në kokë dhe shpatull. 

Gjata është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

1656760066_page.jpg