Lushnje-Aksident i rëndë në aksin rrugor nacional Berat Lushnje në afërsi të fshatit Çukas. Mjeti tip shevrolet ka përfunduar në kanalin kullues përgjatë rrugës.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë kanë përfunduar jashtë rruge. Në mjet ndodheshin dy bashkëshortë që udhëtonin drejt Tiranës Bilbil Nure
dhe Xhevahire Nure, pasi ktheheshin nga Berati.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të Lushnjes që kanë bërë të mundur nxjerrjen dy personave të cilët kanë marrë lëndime të rënda dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes.

Policia në vendngjarje po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe disiplinimin e trafikut. 

Në gjendje të rëndë është bashkëshortja e drejtuesit të automjetit një 70 vjeçare.