Aksident i rëndë në aksin Çermë-Divjakë, furgoni përplaset me motorin! Humb jetën 44-vjeçari

LUSHNJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Çermë-Divjakë, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër i ri ka mbetur i plagosur rëndë.

Në aksident janë përfshirë një furgon dhe një motor. Siç shihet edhe në këtë foto që sjell Report Tv, furgoni pas përplasjes ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 44-vjeçari G.A., i cili drejtonte motorin, ndërsa një tjetër 22-vjeçar I.O., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Rreth orës 05:15 në aksin rrugor "Divjakë-Lushnjë",  automjeti tip "Benz"  me drejtues shtetasin Q. O., 22 vjeç, është përplasur  me një motomjet që drejtohej nga  shtetasi G. A., rreth 44 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit shtetasi G. A., ndërsa drejtuesi i automjetit tip "Benz", është transportuar në spital për ndihmë mjeksore 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët