Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier–Seman, pranë fshatit Hoxharë. Një automjet tip BMW ka goditur nga pas një karrocë me kafshë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Si pasojë e përplasjes së fortë, janë lënduar drejtuesi i automjetit, Emiljano Llano, 34 vjeç, banues në Darzezë, dhe drejtuesi i karrocës, Qerim Xhafa, 56 vjeç, banues në Dërmënas. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, sipas të dhënave paraprake, të dy kanë pësuar dëmtime të lehta.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.
Policia e Fierit, në një njoftim zyrtar, bën me dije:
“Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Fier–Seman, në fshatin Hoxharë, automjeti me drejtues shtetasin E. Ll., 34 vjeç, banues në Darzezë, është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi Q. Xh., 56 vjeç, banues në Dërmënas. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.”
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
H.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
11.9%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1467
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në Lushnje/ Kamerat e sigurisë filmuan dhunën e dy të rinjve ndaj burrit me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjim! 43-vjeçari rëndë tek Trauma
24 Mars, 12:40
-
Përplasi me makinë 3-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferja 44-vjeçare në Tiranë
23 Mars, 13:16
-
Pjalmimi me bletë, teknika e re që po përdoret në perime nga çifti i fermerëve në Zharrëz, u kthyen nga emigrimi (VIDEO)
23 Mars, 13:03
-
Aksident tragjik në aksin Berat-Dimal, humb jetën 33-vjeçari (VIDEO)
23 Mars, 08:56
-
Gazment Bardhi nga Patosi: Banorët në Zharrëz do kompensohen për frymë për ndotjen e ajrit! Askush nuk do guxojë të abuzojë me ta
22 Mars, 20:53
-
Basha në Fier, prezanton kandidatët: Koalicioni Euroatlantik krah SPAK-ut për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit
22 Mars, 14:21
-
Aksidentoi të miturin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, vihet nën hetim 28-vjeçari në Shkodër
22 Mars, 14:13
-
Mashtrimi/ U hoqën si vajzat e saj në telefon, 2 vlonjate i marrin 10 mln lekë 55 vjeçares nga Fieri
22 Mars, 13:19
-
Fier, rrahu për vdekje 80-vjeçarin se s'i dha birra, Prokuroria çon për gjykim Ilir Nukajn
22 Mars, 10:59
-
Aksident në Berat, goditet 37-vjeçarja, autori largohet nga vendngjarja
21 Mars, 20:51
-
Fier/ Nxënësit lënë mësimin për panairin e punës, Bardhi: Balluku po i keqpërdor për fushatë! SPAK të hetojë krimet elektorale
21 Mars, 16:36
-
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 67- vjeçari
21 Mars, 15:12