Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në kthesën e Viroit, ku një motoçikletë me targa greke EOK 435, me drejtues Jorland Koçi është përplasur me një kamion me targë AB236YG, me drejtues Edlir Kore.
Gjithashtu mësohet se motoçiklisti Jorland Koçi ka hyrë në korsinë ku po ecte kamioni, ç’ka ka sjëllë më pas edhe përplasjen mes tyre. Për pasojë, motoçiklisti ka humbur këmbën e majtë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkruar kalimtarë të rastit për t’i dhënë ndihmën e parë.
Më pas, drejtuesi i motomjetit është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që është ngritur grupi hetimor, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Komente











