Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në aksin Levan-Fier, me pasojë vdekjen Bashkim Gjonit. Një makinë është përmbysur në rrugë, pas përplasjes me një makinë tjetër, ku për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit. Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë shpejtësia me të cilën ka qenë duke lëvizur mjeti në rrugë.
Në foton më poshtë, duket makina e përmbysur në mes të rrugës, ndërsa bllokoi brenda dhe trupin e viktimës. Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur liqeni, ndërsa kanë shkuar zjarrfikësja dhe policia, të cilat kanë nxjerrë trupin e pajetë të shoferit nga makina për ta transportuar drejt morgut.
Komento