Aksident në aksin Lezhë-Laç, autoambulanca humb kontrollin dhe përmbyset në anë të rrugës! 4 të plagosur, mes tyre dhe një infermier (VIDEO)

Katër persona mbeten të plagosur mes tyre dhe infermier, pasi autoambulanca me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një parcelë. Aksidenti ndodhi mesditën e së mërkurës në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Markatomaj.

Autoambualanca po transportonte një paciente nga Rresheni në drejtim të Spitalit rajonal të Lezhës. Nga aksidenti mbetën të plagosur pacientja Mara Prenga, dy shoqëruesit e saj Mrika Tusha dhe Vlash Toma si dhe infermieri Fation Çuni. Bluzat e bardha në spitalin e Lezhës thanë se në gjendje më të rëndë paraqiten dy gratë. 

Ndërkohë policia e cila mbërrit menjëherë më vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti qe paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia dhe tentiva e nja parakalimi nga drejtuesi i autoambulancës.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje