Një aksident i rëndë është raportuar në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të Kallmetit mëngjesin e kësaj të hëne. Report Tv mëson se janë plagosur 7 persona nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë.

Mes të plagosurve në gjendje kritike është një fëmijë, një burrë dhe dy gra. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. 

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti qe nga të dhënat paraprake, dyshohet se mjeti tip 'Audi' me targa te Kosovës, ka bere një parakalim te Gabuar, duke sjellë dhe përplasjen e fortë me 'Foristradën'. Nga aksidenti u bllokua për rreth 1 ore qarkullimi ne te dy anët e superstradës dhe lëvizja u devijua ne aksin e vjetër Kallmet-Dajç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:27
Dalin PAMJET nga aksidenti i rëndë në Kallmet! Dy mjetet bëhen copash, 7 persona të plagosur

 

Pamjet që po shihni janë nga aksidenti i rëndë në Kallmet të Lezhës ku u plagosën 7 persona, mes tyre edhe një fëmijë.

Dy mjete, tip 'Audi' dhe 'Mitsubish' janë përplasur me njëri-tjetrën në aksin Lezhë-Shkodër duke u bërë copash!