LIBRAZHD- Një aksidenti i rëndë është raportuar në aksin Librazhd-Përrenjas në afërsi të fshatit Hotelisht. Një mjet është përplasur me një kamion. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 4 persona mes tyre dy fëmijë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitalin e Librazhdit. Ende nuk dihet gjendja e tyre.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:25
Aksidenti në Librazhd – Përrenjas, policia jep detaje të përplasjes së kamionit me makinë! Mes 4 të plagosurve 2 fëmijë

Policia jep informacion lidhur me aksidentin e ndodhur sot në mesditë në aksin Librazhd – Përrenjas.

Në fshatin automjeti me drejtues shtetasin R. P. është përplasur me automjetin (kamion) me drejtues shtetasin G. A.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 4 shtetas, 2 prej tyre të mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.