VIDEO/ Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, përplasen 2 makina! Humb jetën 8-vjeçarja, nëna dhe vajza tjetër 11 vjeçe në spital! Edhe 3 të plagosur

ELBASAN- Një vajzë 8 vjeçe ka ndërruar jetë, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një aksident i rëndë që ndodhi pasditen e sotme (17 qershor) në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Paulesh. Vajza e mitur udhëtonte në një makinë tip ‘Golf’ e cila drejtohej nga nëna e saj T.B, ndërsa në makinë ishte edhe vajzat tjetër 11-vjeçe, të cilat kanë mbetur të plagosura dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nëna me dy vajzat u përplas me një makinë që drejtohej nga A.H, banues në Kavajë, e që brenda kishte edhe dy pasagjerë të tjerë. Të tre mbetën të lënduar dhe u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ndërmjet dy makinave ka qenë aq e fortë saqë njëra prej tyre ka përfunduar mbi barrierën e rrugës, siç duket edhe nga pamjet.

Sipas raportimeve të gazetarit të Report Tv, Ronaldo Gjoshi, nga vendi i ngjarjes dyshohet se shkak i aksidentit mund te jetë bërë lagështia në rrugë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • OMG: 17/06/2023 17:42

    Vendosni rrypin e sigurimit o njerez!

    Përgjigju
    • Bim: 17/06/2023 20:17

      Rrypin e sigurimit para e mbrapa dhe seggiolinen per femijet nen 12 vjeç. Shpesh parandalohen tragjiedite

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore