LEZHË-1 person humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë, pas përplasjes së dy automjeteve në superstradën Lezhë-Shkodër.

Aksidenti ndodhi rreth orës 6:00 të mëngjesit të së martës në afërsi të kryqëzimit të Dajçit dhe sipas policisë automjeti me drejtues shtetasin Zyhdi Meti, është përplasur me automjetin me drejtues Vilson Tola. Nga aksidenti gjeti vdekjen e menjëhershme Zyhdi Meti shtetasi Vilson Tola. Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Për nxjerrjen e trupit të viktimës nga makina u desh ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit me vdekje është bërë parakalimi i gabuar i mjetit me drejtues shtetasin Vilson Tola, duke sjellë edhe përplasjen e fortë.

Viktima ishte nga Shkodra dhe tregtonte shpend në Lezhë. Ndërkohë nga aksidenti është bllokuar përkohësisht superstrada Lezhë-Shkodër dhe është devijuar qarkullimi i mjeteve në rrugë dytësore.

1634622623_Screenshot3.jpg

1634622687_Screenshot4.jpg

Makinat e aksidentuara