Aksident i rëndë në Durrës, mjeti me shpejtësi përfundon në pikën e Karburantit! 4 të plagosur, shoferi bllokohet, ndërhyjnë zjarrfikësit për ta nxjerrë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Durrës-Tiranë. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv, makina ka përfunduar në një pikë karburanti, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Mësohet se mjeti ka qenë me shpejtësi dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke u përplasur me një shtyllë në një karburant. Fatmirësisht nga aksidenti i rëndë nuk ka viktima. Shoferi i mjetit, 30 vjeç, dhe tre pasagjerët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në pamjet që sjell Report Tv, në një moment dallohet edhe ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë shoferin e bllokuar në makinë.

“Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant. Si pasojë  janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta nuk përmbahet para Konventës: Hajde hipim tek hekuri dhe bëjmë intervistë! Edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim

Meta nuk përmbahet para Konventës: Hajde hipim tek hekuri dhe bëjmë intervistë! Edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim