Me shpejtësi skëterrë 'Audi A8' 100 mijë € godet nga pas dhe nxjerr nga rruga makinën! Shuhet familja që erdhi për pushime nga Greqia! Plagosen 3 të rinjtë, prangoset 22-vjeçari/VIDEO

Fundjava ka nisur duke përgjakur rrugët e Shqipërisë, ku pushimet janë kthyer në tragjedi për një familje e cila është shuar, që sapo ishte kthyer nga Greqia, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre të rinj. Aksidenti tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë, ku një makinë tip 'Audi' me targa AA 107 XX, me shpejtësi skëterrë mbi 150 km/h, ku udhëtonin 3 të rinj, ka përplasur mjetin tjetër tip 'Toyota' me targa greke, në të cilën udhëtonte një familje me 2 fëmijë të mitur, 14 dhe 9 vjeç.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, makina 'Toyota' është shtypur dhe shkatërruar totalisht. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të 'Toytos', prindërit dhe dy vajzat e mitura kanë mbetur të bllokuara  brenda mjetit aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t'i nxjerrë ato.

Trupi i parë që doli nga mjeti 'Toyota' ishte i vajzës më të vogël, Eva Gushi, 9 vjeçe, e cila u nxor ende e gjallë por humbi jetën pak minuta më vonë në spital. Ndërsa trupat e familjarëve të tjerë Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, u nxorën të pajetë.   Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 3 të rinjtë që udhëtonin me mjetin 'Audi', që kushtonte rreth 100 mijë Euro, i cili pasi përplasi 'Toyota-ën' është përplasur me një shtyllë elektrike duke e thyer atë dhe më pas ka përfunduar në kanalin anës rrugës. Të plagosurit Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi janë jashtë rreziku për jetën. Igli Madani, ishte drejtuesi i mjetit dhe makina ishte në pronësi të babait të tij. 22-vjeçari, është arrestuar në flagrancë pas aksidentit të rëndë që shkaktoi, aksident që i mori jetën 4 anëtarëve të një familjeje.

Të dy mjetet po udhëtonin nga Fieri drejt  Vlorës për të kaluar fundjavën në jug. Makina 'Audi' ka goditur nga pas mjetin 'Toyota', por është ende e paqartë nëse ka humbur kontrollin dhe i ka rënë apo mjeti tip 'Toyota' ka ndërruar korsi dhe për pasojë është marra para nga ‘Audi’. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.

Aksidenti ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka tronditur opinionin publik. Nuk kanë munguar as reagimet nga politika por edhe nga gazetarë e intelektualë të tjerë. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
Shkaktoi aksident ku humbën jetën 4 anëtarë të një familjeje, Igli Madani i biri i një biznesmeni

Igli Madani, i riu i cili shkaktoi aksidentit tragjik me 4 viktima mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë, është i biri i Bashkim Madanit, biznesmen në fushën e mjeteve të transportit. Madani ka nën pronësi kompaninë "Fork Lift Albania", që operon në Itali në fushën e riparimit të makinerive tip pirunj. Ndërkohë rezulton se automjeti  'Audi A8', me vlerë 100 mijë € që drejtohej nga Igli Madani në momentin e aksidentit, është në pronësi të biznesmenit dhe jo  djalit të tij.

Ora 16:44
Shkaktoi aksident ku humbën jetën 4 anëtarë të një familjeje, prangoset 22-vjeçari Igli Medani

1624604360_VLORE2.jpg

Igli Medani, 22-vjeçari, është arrestuar në flagrancë pas aksidentit të rëndë që shkaktoi, aksident që i mori jetën 4 anëtarëve të një familjeje në aksin rrugor Fier-Vlorë.

"I. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin mjetin “Toyota”. Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”", thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 16:13
Çfarë parashikon ligji, deri në sa vite burg rrezikon shoferi që shoi familjen Gushi?

1624618674_1624612602audi22.jpg

Igli Madani, drejtuesi i mjetit luksoz tip ‘Audi’, sipas ligjit rrezikon të dënohet nga 5-20 vite burg. Kjo sipas Kodit Rrugor të Shqipërisë i cili në nenin 20 të tij thotë se kur nga shkelja e qarkullimit rrugor është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.

Neni 290/ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor

(Ndryshuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.

Ora 15:13
Ruçi shpreh ngushëllimet: Parandalim dhe zero tolerancë ndaj shkeljes së ligjeve dhe rregullave të qarkullimit!

 

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të katër anëtarëve të familjes Gushi. Ruçi bën apelon ndaj qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa i bën thirrje policisë rrugore që të marrin masa dhe të tregojnë zero tolerancë për ata që shkelin ligjin.

“Një lajm tronditës, për një tragjedi familjare që mbylli dyert e një shtëpie. U ndërpre aksidentalisht jeta e dy vajzave të mitura dhe e prindërve të tyre. Lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, qytetarët e Patosit dhe të gjithë ne. U bëj thirrje gjithë qytetarëve, posaçërisht drejtuesve të mjeteve, të bëjnë kujdes në rrugë. U bëj thirrje forcave të rendit dhe policisë rrugore te marrin masa parandaluese dhe të tregojnë zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjeve dhe rregullave të qarkullimit. U prehshin në paqe shpirtrat e vogëlusheve Eva dhe Anastasia dhe prindërve të tyre, Silvanës dhe Eduartit!”, shkruan  Kryetari j Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ora 14:56
Familja u shua në aksident, bashkia e Patosit merr përsipër shpenzimet e ceremonisë mortore

Bashkia e Patosit ka vendosur që të paguajë shpenzimet të ceremonisë mortore, për 4 anëtarët e familjes Gushi, të cilët ndërruan jetë ditën e sotme nga aksidenti i rëndë në autostradën Fier-Vlorë.

‘I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të 4 bashkëqytetarëve tanë. Me miqtë e familjarët e tyre sot është pikëlluar edhe i gjithë qyteti.

Bashkia Patos shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të  familjes Gushi që humbën jetën tragjikisht në një aksident në aksin Fier-Vlorë.

Përmes një mbledhjeje urgjente të Këshillit Bashkiak, Bashkia Patos vendosi të marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për këtë familje. U prehshin në paqe. I qoftë dheu i lehtë!’- njofton bashkia.

 

Ora 13:25
Me ‘Audi A8’ 100 mijë euro, kjo është makina luksoze me të cilën udhëtonin të rinjtë që mori para familjen më 4 anëtare dhe i la të vdekur në rrugë

Makina tip ‘Audi A8’ me targa AA 107 XX që goditi nga pas makinën tip ‘Toyota’ në të cilën udhëtonte familja që u shua, kushtonte rreth 100 mijë euro dhe po drejtohej nga një i ri që po shkonte në drejtim të jugut.

Igli Madani, ishte drejtuesi i mjetit dhe makina ishte në pronësi të babait të tij. Ai po udhëtonte me shpejtësi mbi 150 km në orë dhe së bashku me të udhëtonin Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, dhe të tre janë jashtë rrezikut për jetën.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shoferi nuk ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa për lëndët narkotike pritet që të merren përgjigjet e analizave të gjakut.

Ora 13:11
Shuhet familja në aksidentin në Vlorë, Meta shpreh ngushëllimet: Trishtim i thellë për tragjedinë e ndodhur, policia të marrë masat për t'i parandaluar

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e familjes në një aksident rrugor në autostradën Fier-Vlorë. Meta shpreh dhimbjen për humbjen e rëndë, ndërsa apelon policinë që të ndërmarrë masa për të parandaluara tragjedi të tilla. Ai bëri edhe një apel për qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

"Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë. I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!  Zoti t'ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve. Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes! Shpejtësia vret", shkruan Meta.

Ora 11:50
Ishin kthyer për pushime, kjo është banesa në Patos ku jetonte familja që u shua në aksident, flet kushëriri: Jetonin në Greqi, kishin ikur për të punuar për një jetë më të mirë

Familja nga Patosi që humbi jetën ditën e sotme nga një aksident në autostradën Tiranë-Vlorë, pasi u goditën nga pas nga një ‘Audi’ me të cilën udhëtonin disa të rinj, jetonte të emigracion në Greqi. Ato ishin kthyer për pushime dhe po shkonin në drejtim të Vlorës, ku jetonte edhe disa të afërm të tyre.

Report Tv ka siguruar pamjet nga shtëpia e viktimave në Patos, në fshatin Dukas Çoban, e cila është e pabanuar pasi prej më shumë se një viti kishin shkuar të jetonin në Greqi për një jetë më të mirë.

Kushëriri u shpreh se ato kishin ikur për një jetë më të mirë.

‘Familje e shkëlqyer. Kishte ikur në Greqi për një jetë më të mirë. Kishin rreth një vit gjysëm dy vjet. Ikën për të punuar. Të gjithë jetojnë në Greqi.’- tha një kushëriri i viktimës.

 

Ora 11:27
Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, mjeku flet për gjendjen e tre të rinjve të plagosur: 2 prej tyre do të nisen drejt Traumës! Janë të vetëdijshëm

Mjeku Edmond Breshani ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore e tre të plagosurve nga aksidenti i ditës së sotme. Mjeku tha se dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe do të nisen drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar. Mjeku pohoi se të tre janë koshientë dhe të vetëdijshëm. Sakaq sa i përket 4 anëtarëve të familje, mjeku tha se ato kanë ndërruar jetë në vendngjarje dhe janë dërguar në morgun e qytetit.

‘Paraqitja e të plagosurve paraqitet stabël. Njëri prej pacientëve ka dëmtime më të mëdha. Pacienti tjetër ka një shembje të komplet turpit dhe njëri është më lehtë me gërvishtje në pjesë të trupit. Dy prej pacientëve do t’i dërgojmë tek Trauma në Tiranë pasi kanë pësuar dëmtime. Janë të vetëdijshëm. Kanë shfaqje paniku që janë post traumatik. Viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, nuk janë paraqitur fare në spital.'- tha mjeku.

Ora 10:54
Duke i dhuruar trëndafil të bardhë 9-vjeçares, foto të babait dhe dy vajzave të mitura që humbën jetën në aksidentin tragjik

Report Tv ka siguruar foto të familjes nga Patosi e cila u shua si pasojë e një aksidenti tragjik ditën e sotme në autostradën Fier-Vlorë.

Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, si dhe dy vajzat e tyre të mitura Anastasia Gushi 14 vjeç, dhe Eva Gushi 9 vjeç humbën jetën tragjikisht.

Në një nga foto shihet babai i cili ka pozuar duke i dhuruar një trëndafil vajzës së tij 9-vjeçare. Ndërkohë që në një foto tjetër, shihen të dyja motrat.

Familja jetonte në emigracion në Greqi.

1624611697_eduardgushi.jpg

1624611706_GUSHI2.jpg

1624612534_gushi1.jpg

Eduard Gushi dhe 2 vajzat e tij, Anastasia  dhe Eva 
Ora 10:51
Aksidenti në Vlorë ku u shua një familje, identifikohen të rinjtë që po 'fluturonin' me Audi, ndodhen në spital

Identifikohen 3 të rinjtë që udhëtonin me mjetin “Audi”, me të cilin përplasen makinën e familjes që u shua nga aksidenti në autostradën Fier-Vlorë. Ata janë Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi dhe ndodhen në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.   

1624618674_1624612602audi22.jpg

Ora 10:27
U shua familja, kush janë viktimat e aksidentit tragjik në autostradën Fier-Vlorë

4 anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeç, dhe Eva Gushi 9 vjeç nga Patosi.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ora 10:26
Si ndodhi aksidenti që u mori jetën 4 anëtarëve të një familje, ‘Audi’ me shpejtësi ‘sketerrë’ goditi nga pas ‘Toyotën’

Një aksident tragjik me katër të vdekur, anëtar të së njëjtës familje, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë.

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili, i cili ndodhej në vendngjarje ka treguar edhe dinamikën sesi ka ndodhur aksidenti.

Një makinën tip ‘Audi’ me targa AA 107 XX e cila drejtohej nga disa të rinj, që po vinte nga Fieri, me shpejtësi që mëndohet se ishte mbi 150 km në orë, dyshohet se ka goditur nga pas makinën tip ‘Toyota’ e cila nga përplasja ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal duke u shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë mjeti tip ‘Audi’ është spostuar për disa metra  dhe më pas është pëplasur me një shtyllë dhe ka dalë nga rruga. Ekspertiza do të përcaktojë shkaqet e aksidentit, ndërkohë që një tjetër shkak i aksidentit mund të jetë se makina ‘Toyota’ të ketë ndërruar korsi dhe për pasojë është marrë para nga ‘Audi’ i cili vinte me shpejtësi shumë të lartë.

Për të nxjerrë trupat e pajetë është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses, por edhe banorë të zonës kanë asistuar për të ndimuar, ndërkohë që në vend ngjarje mbërritën 4 autoambulanca. Me gur freksibël është prerë mjeti për të nxjerrë trupat e pajtë të së njëjtës familje të cilët udhëtonin nga Patosi.

Të rinjtë e plagosur në makinën tip ‘Audi’ janë jashtë rrezikut për jetën dhe në momentin kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë të tramutaizuar.

Ora 09:35
E frikshme/ Çfarë ka mbetur nga makina ku udhëtonte familja që u shua në autostradë Fier-Vlorë

Pamjet e mjetit 'Toyota' pas aksidentit janë po aq të frikshme dhe të dhimbshme sa vetë bilanci tragjik me 4 viktima. Në mjet udhëtonte një familje me dy fëmijë të cilët kanë humbur jetën. Mjeti është shtypur totalisht nga përplasja sa ato që ka mbetur janë vetëm copa hekuri të deformuara.

Ora 09:30
Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, shkon në 4 bilanci i viktimave, mes tyre dy të mitur dhe 3 të plagosur

Është rritur bilanci i viktimave në aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë. Numri i viktimave ka shkuar në 4 persona, anëtarë të një familje, që ndodheshin në mjetin 'Toyota' , që është shkatërruar totalisht, ndërsa janë plagosur 3 persona jashtë rreziku për jetën që ndodhen në mjetin tjetër 'Audi'. Mes viktimave janë 2 të mitur.

Ora 09:20
Aksidenti me 3 viktima në Vlorë, 'Audi' përplasi makinën, theu shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal

Në autostradën Fier-Vlorë mëngjesin sotëm u shënua një aksident tragjik me 3 viktima. Një mjeti tip "Audi" përplasi makinën"Toyota", më pas u përplas me shtyllën elektrike duke e thyer atë dhe përfundoi në kanal. Në mjetin Audi janë plagosur 2 persona, drejtuesi dhe pasagjeri. Ndërsa në mjetin 'Toyota' mbetën të vdekur 3 persona, mes tyre  edhe një fëmijë.

 

Ora 09:11
Bilanc tragjik nga aksidenti i rëndë në Fier-Vlorë, policia: 3 viktima, mes tyre një e mitur! 2 të plagosur

3 viktima, është bilanci i aksidentit të ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë. Policia bën me dije me dije se 3 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy personat që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

Ora 08:40
Pamje nga aksidenti i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, nxirret nga makina një e mitur, ndodhet në gjendje të rëndë! Një tjetër i bllokuar në mjet

 

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e sotme në në autostradën Fier-Vlorë. Një vajzë nxirret nga makina e cila është copëtuar, ndërsa një person tjetër raportohet se ka mbetur i bllokuar në mjet. E mitura ndodhet në gjendje të rëndë.

1624604386_AKSIDENT4.jpg

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alba: 26/06/2021 18:14

    Duhet ndryshuar kodi penal .Vrasja per shkak te reckless driving te konsiderohet vrasje me paramendim dhe denimi te consecutive ne perputhje me numrin e viktimave dhe jo concurrent si eshte tani .dmth pasi ke kryer 20 vjet per viktimen e pare te fillosh 20 vjetet per viktimen e dyte e keshtu me rradhe.vete reckless driving te ndeshkohet me 1 vit burge ,heqje patente dhe sekuestrim I mjetit .

    Përgjigju
  • moderni: 26/06/2021 09:52

    po boll me keta te fortet qe e mbajn veten mbi rregullat. Nje drejtesi e korruptuar e le te lire nje vrases si ky me audi. Njerzve normal nuk u mbetet vecse tja marrin jeten me duart e veta ketij me audi ose te vuajn ne heshtje duke shpresuar qe keta lloj te thyejn koken ne ndonje gremine.

    Përgjigju
  • goni: 26/06/2021 09:40

    Duhet nje sistem unit kamerash te policise qe te monitorohen te gjitha rruget dhe autostradat ...dhe te ngrihen gjobat per shpejtesi mbi 4 here me ate we eshte tani....

    Përgjigju
  • jani: 26/06/2021 09:35

    Policia dhe shteti nuk duhet ti Japin me patente perjete kush ka me shume se 5 gjoba shpejtesie...EDHE ky maskara nuk duhej lejuar te kishte patente....DUHET denuar si kriminel per vrasje me dashje...

    Përgjigju
  • gonja: 26/06/2021 03:57

    Ai maskara te vritet ne mes te fierit,kurse babait ti hiqet licensa biznesit......

    Përgjigju
    • ari: 26/06/2021 17:58

      Po me baben cpate

  • Iris: 26/06/2021 00:21

    Bashkia u tregua zemergjere,por kam nje propozim : Shpenzimet e funeralit per viktimat,demshperblimin financiar per to,si dhe shpenzimet e spitalit per shoket e djalit,duhet t'i paguaje babai i ketij idiotit,sepse e paska llastuar mire.Ka ardhur koha, qe te paguaje per edukimin qe i ka dhene.22 vjec me Audi,kur surrati i ketij, e ka shume dhe nje Fiat,apo Ford te zakonshem,te perdorur!!

    Përgjigju
  • Manastrilliu: 25/06/2021 23:16

    Ai qe shkaktoj aksidentin Monster. por edhe nderhyrja e ndihmes se shpejt nje mizerje e vertet,asnje mase per fiksimin e qafes, asnje intubim, ansje rruge venoze. Marrja e ketyre masave ne vend mund te shpetohet nje jete. ndersa ne ate menyre se si i marrin keta njerzit ne ambulance eshte pjese e vrasjes. U prehte ne paqe kjo familje

    Përgjigju
  • shofer: 25/06/2021 22:34

    po futini 20 vjet ketij more burre qe te dale i pjekur nga burgu e te ngase makinen tamam. mbase i bie rasti dhe makine me e mire atehere. nderkohe shpetojme gjalle dhe neve qe ecim per pune rugeve. Si nuk doli Rama te na theshte ndonje gje te hajrit si psh: Eja te vdesesh ne shqiperi nga emigracioni, ta paguajme ne xhenazene! e ja kjo eshte shqiperia ... ecen ruges e te vjen te bje te hedh tutje nga mbrapa mustaqepadirsuri me audi bishe...

    Përgjigju
  • Leon: 25/06/2021 18:07

    Nuk kam fjalë për këtë tragjedi,,,,tmerr u shua një familje nga një xhambaz 22 vjec me makinë 100 mij €,ky pis njeri dhe pis familja që lejon djalin 22 vjecar me kete makinë ,,pa tjeter që ky do eci me 200 ne ore, 22 vjecari Nuk mendon akoma si duhet të parashikojnë rrezikun,,,dy fjale dhe për familjen e këtij pisi,,po si jepni këtë makinë djalit ore jeni në terezi apo jo,,apo ka blerë djali me pune disa vjeçare dhe nuk ju ka pyetur?ti beje te gjitha 20 vitet brenda si e thotë ligji

    Përgjigju
  • Faik: 25/06/2021 17:54

    Shoferèt KRIMINELË SHQIPTARË këta janë !! Nuk NDALOJNË fare tek VIZAT e BARDHA !! NË AUTOSTRADË janë HISTERIKË dhe si KRIMINELA me DRITA dhe të NGJITEN GJYSËM METRI dhe kèrkojnë tju hapësh RRUGĒN MENJËHERË , sepse FLUTUROJNË !!! NË PÈR QYTETE XHIROJNË GOMAT !!! ME SHPEJTËSI edhe brenda nëpër QYTETE dhe me ZHURMAT e MARMITRAVE që janë SUPER SHQETËSUESE !! POLICIA RRUGORE bën SEHIR !! NË VENDET e BE , USA , KANADA , e HA GJOBËN 300 €URO , kur HAP KASETOFONIN dhe MUZIKA e MAKINÈS tënde bëhet SHQETËSIM për NJERËZIT e tjerë !! Kètu tek neve NUK ka SHTET !! KËTU tek ne NUK ka POLICI , por janë NJË TUFË HAJDUTËSH dhe BANDITËSH me VILA dhe BIZNESE Krerét mè té LARTÈ të POLICISË RRUGORE !!Kètyre SHOFERËVE HORRA me MARMITRA ZHURMUESE POLICIA E RENDIT duhet tju BLLOKOJĒ MAKINAT dhe tju SHARROJË MARMITRAT , dhe mbasi tju KTHJESË mbas MAKINËN , duhet të SIGUROHET që SHKELËSI dhe ZHURMUESI i NDYRË , ka PAGUAR edhe GJOBËN 500 €URO SHTETIT !!! PO UNË FLAS kot , sepse POLICIA RRUGORE ka qenë dhe ështē akoma GRUP i STRUKTURUAR KRIMINAL me PASURI të mëdha , me BIZNESE , me RESTORANTE !! 30 VJET POLICI RRUGORE = 300 MIJË VIKTIMA nga AKSIDENTET , dhe 300 MIJË të tjerë SAKATË , ULOKË dhe ÇALANDRUQË që marrin KEMP !! KJO është POLICIA RRUGORE , ORGANIZATË KRIMINALE , që NUK e bën dot PUNËN e saj , kètu e 30 VJET !!! REFERENDUM nē POPULL , për SHKRIEJEN e kèsaj ORGANIZATE KRIMINALE , dhe Kompetencat e saj ti marri POLOCIA SHQIPONJA apo POLICIA e RENDIT !!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖ U PREFSHIN në PAQE DY VAJZAT e VOGLA bashkë me PRINDËRIT e tyre

    Përgjigju
  • Ata: 25/06/2021 17:48

    Jepini denim 20 vite burg ketij monstre. Shuajti nje familje te tere tmerr. Sa e dhimbshme kater jete u shuan, se biri babit me leke vendosi te kapte vloren me shpejtesi avioni . Dhe ti shikosh kur nxitojne rruges thua ku po vene? Nxitojne per te shkuar asgjekundi. Burgggg dhe ti hiqet patenta perjete vrau kater vete.

    Përgjigju
  • Vlora: 25/06/2021 14:52

    Të ikin lotët vetiu nga ky tmerr. Dhimbje e madhe, shuhet një familje e pafajshme nga dora e një qelbësire që kujton se është zot i rrugës. Dënim maksimal për vrasje me dashje shoferit! Makina është një armë me leje,kush e përdor për të vrarë të tjerët duhet dënuar si vrasës, në këtë rast si vrasës i katërfisht.

    Përgjigju
  • Rom6: 25/06/2021 14:45

    Ne rruget e shqipallbanistanit ka shume katundar me Ranga rovera, me auda apo bmvra qe ecin dukshem pa anje njohje norme te qytteterise,rregullave te qarkullimit jo e jo po me një fodullek prej injoranti qe ka hipur ne kale,,,perfitoj nga rasti ju te gazetes dhe Report tv Ju Lutem beni nje reportash per keta kapadaijte langaraqe dhe FTONI Policine qe me makina civile te bredhi neper rruge dhe tu mari makinat dhe patentat ketyre legenave me makinat e medha se na tmerruan perdite me injorancen e tyre, gjuthashtu thirrje qeverise te ndalohen halabaket me makina dhe të justifikojnë si e kane blere dhe si e mbajnë makinën(në Itali te kerkohet si e blere dhe si e mban) Aman beni ndonje thirrje qeverise ne Televizion...Familja qe iku pushofte në paqe

    Përgjigju
  • tirane: 25/06/2021 14:19

    26 vjet kam ne makine dhe mora njehre vetem nje gjobe 30000 lek te reja se isha bllokuar ne kryqezim e doli e kuqja. Ca te besh ishte koha e gjobave per ndertim spitalesh e shkollash. ske cben . Ky me makine 100000 euro pa punuar nje dite do gjobitet ndoshta sa une 30000 leke te reja . Jan te zot njerzit jo si une fakir fukarai

    Përgjigju
  • Taku: 25/06/2021 14:01

    Ne keto raste vijne edhe zjarrfikesit, qe kane sharra speciale per prerjenne dyerve te bllokuara. Po shohim nje ae i ka hyre makines me sopate!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Ledio: 25/06/2021 13:58

    Kalbe legenin ne burg shfarosi nje familje

    Përgjigju
  • anna: 25/06/2021 13:47

    6 MUAJ I HOQEN NJERIT PATENTEN SE KISHTE HEQUR RRIPIN NE RRUGE KUR TRAFIKU ISHTE I MADH DHE NE CDO 10 MINUTA LEVIZNIN MAKINAT,KURSE KETO QE ECIN ME 200 KM NE ORE AS NUK U VRET SYRIN POLICISE SE KALBUR NGA KORRUPSIONI .

    Përgjigju
  • Tiri: 25/06/2021 13:28

    Ore Vazhdoni ju Policia. Ore patenta ne shtepi autoshkollat qelbesirat

    Përgjigju
  • Cubi: 25/06/2021 13:27

    Fast & Furious e Demokracice (Injorances) shqiptare .

    Përgjigju
  • One: 25/06/2021 13:25

    Ca dite me pare i biri i Brecanit, me shume mundesi dhe keta jane e njejta kategori, te pasur, injorante dhe arrogante. Produkti i sistemit te korrupsionit ne gjithe keto vite. Prandaj sistemi i drejtesise eshte kyc

    Përgjigju
  • Zeqo: 25/06/2021 12:30

    Vetem nje ligj i forte te jete i barabarte si per femijet e bosave edhe femijet e gjykatesve e prokuroreve nese kapen me sbpejtesi tu hiqen patentat. Duhet urgjentisht kamera me radar ne cdo autostrad te Shqiperis se keta femije te droguar po marin jete njerezish e po i lene sakat. Turp per kete rini qe po rrietet ne shqiperi.

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 25/06/2021 12:23

    Oo Zot i madh ca na degjojne veshet perdite. U prehte ne paqe kjo familje punetore dhe e pafajshme dhe u shkrifshin ne ferr keta maskarenj qe shuan nje familje. Ne pacin zot keta gjykates ta denojne shoferin me burgim te perjetshem pa te drejte apelimi

    Përgjigju
  • Tmerr: 25/06/2021 09:43

    Ketu ecin me mbi 200 ne ore a ka shtet a ka polici pse nuk ven radar shpejtesie ne rrug te tu bllokojn patentat ketyre krimineleve vraseve . Ky duhet te futet 20 vite burg

    Përgjigju
    • adi: 25/06/2021 18:10

      20 vite? PO TALLESH? 20 VITE PER PERSON X 4 I BIE 80 VITE, ky do djeg mes dites deri sa te thote me vrisni ca thua, o digje o kalbe ne burg tere jetes

    • Drejtesi: 25/06/2021 14:06

      Pse ka shtet ne shqiperi ?

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit serb dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit serb dhe qeverisë së tij