Aksident i rëndë në autostradën Lezhë-Shkodër, foristrada përfundon e përmbysur në kanal! Një i plagosur (VIDEO)

Një person mbeti i plagosur, pas përplasjes së një kamioni të tonazhit të rëndë me një foristradë. Aksidenti ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të së martës në autostradës Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.

Pas përplasjes foristrada përfundoi e përmbysur në anë të rrugës dhe për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i saj, i cili i dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethave të këtij aksidenti.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?



×

Lajmi i fundit

21 janari/ Lleshaj në Kontrast: SPAK të mos hetojë ‘ushtarin’ por atë që dha urdhrin! Vangjeli: Këtë javë do ketë surpriza për Mediun nga çështja e Gërdecit

21 janari/ Lleshaj në Kontrast: SPAK të mos hetojë ‘ushtarin’ por atë që dha urdhrin! Vangjeli: Këtë javë do ketë surpriza për Mediun nga çështja e Gërdecit