ELBASAN- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Belsh-Kuçovë, në fshatin Marinës, ku drejtuesi 34-vjeçar është përplasur me motomjetin me drejtues O.M., 15-vjeçar i cili ishte me pasagjerin me iniciale K.M., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, 15-vjeçari O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, bashkëmoshatari i tij, K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve. Dy të miturit të cilët ishin në motomjet, ishin pa kaskë mbrojtëse.
Dyshohet se motori i ka dalë përpara makinës çka ka shkaktuar edhe përplasjen fatale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.