Aksident i rëndë në Berat, plagoset nëna me djalin 9-vjeç! Të plagosurit dërgohen në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Hanit" ,në fshatin Otllak në Berat. Dy mjete që udhëtonin në të njëjtin sens janë goditur më njëri-tjetrin. Mësohet se mjeti, tip Mitsubishi me targa AB 206 FA ka qenë duke u kthyer në rrugën e fshatit Otllak kur është goditur nga para nga mjeti tip Ford Fokus, me targa AB 493 CA, ku udhëtonin dy bashkëshortët Qazim dhe Edlira Çallmari dhe fëmija i tyre 9-vjeçar.

Si pasojë 3 aksidentit janë plagosur nënë e bir, Edlira dhe Stivi Çallmari, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, pasi kanë marrë disa goditje në trup e kokë. Dy drejtuesit e mjeteve, Qazim Çallmori dhe Ali Bendo nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore dhe ekspertë, që pas kryerjes së vendit do të përcaktojnë edhe shkaqet e aksidentit. Sipas burimeve të para nga vendgjarja, mësohet se shkak i aksidentit ka qenë mjeti tip Ford Fokus, në cilin udhëtonte familja Çallmori. Mësohet se mjeti ka qenë me shpejtësi dhe ka goditur nga prapa mjetin Mirsubishi.

 

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Po riparonte shtyllat e ndriçimit në Elbasan, punëtori i bashkisë rrëzohet nga vinçi, humb jetën në spital

Po riparonte shtyllat e ndriçimit në Elbasan, punëtori i bashkisë rrëzohet nga vinçi, humb jetën në spital