BORSH- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në Borsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, ku u përplasën një mjet tip 'Benz', me një furgon.
Si pasojë humbi jetën drejtësi i furgonit Kujtim Mehmeti, rreth 60 vjeç, si bashkëshortja e tij, e cila aktualisht nuk është identifikuar me emër.
Drejtuesi i 'Benz'-it, Myfit Qevani, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca dhe grupi hetimor nga Komisariati i Sarandës, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Gjithashtu prezente janë edhe forcat e Zjarrfikëses me mjetet e tyre, pasi dy viktimat burrë e grua, si pasojë e përplasjes, kanë mbetur brenda mjetit furgon të dëmtuar rëndë dhe është dashur ndërhyrje e specializuar për nxjerrjen e tyre.
Dyshohet se fuoristrada lëvizte në kraun e kundërt me shpejtësi tej normave të lejuara, rreth 200 km/h dhe nuk ka pasur asnjë tentativë frenimi në momentin e aksidentit.
Çifti i bashkëshortëve që humbën jetën kishin shkuar për të tregtuar peshk në Borsh. Të dy kishin vendosur rripat e sigurimit dhe ndodheshin në korsinë e tyre në momentin e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
“Rreth orës 13:40, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor ku janë përfshirë dy automjete:
Një automjet tip Benz, me targë AB637CX, i drejtuar nga shtetasi Myfit Qevani, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një automjet tjetër tip Benz Vito, me targë AA052NV, me drejtues Kujtim Mehmeti, rreth 60 vjeç, si dhe pasagjerja – bashkëshortja e tij, e cila aktualisht nuk është identifikuar me emër.
Si pasojë e përplasjes, dy personat e fundit (bashkëshortët) kanë humbur jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca dhe grupi hetimor nga Komisariati i Sarandës, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”.
-
MOS E GZOFSH JETEN AI SHOFERI ME 200 KM/H.KA PER TA PA QE ZOTI DO TA DENOJE PERJETESISHT.....KALAMAJ ME MAKINAT E BABIT
Përgjigju -
kko eshte kartolina e turizmit...
Përgjigju-
Un habitem me espertizen me 200km ne ore!? Po ku I kap dot 200 km/h aty se e Kam ber ja 80 here ate rrugen vetem kete vit!? Ore KY vend po merr flake nga te gjitha anet. E degjeneruan ne cdo skaj e cdo aspekt... Ndjese paçin çifti. Ishalla me kaq. Se edhe shoferi glk ne gjendje extreme ishte per jeten
-
Po ca lidhje ka turizmi me fatkeqesine e nje aksidenti, ja dhe ti rika komplet , te japin hapsire per te komentuar. Ngushellime familjes se te ndjerve!
-
Pse, ku nuk ndodhin aksidente të tilla?! Për aq kohë sa ka gjak në trup njeriu do të përballet dhe me atë që ka pirë, që i bie tensioni duke ngarë, i ka të bllokuara venat, apo atij që s’i furnizohet truri me oksigjen mjaftueshëm.
-








Komente
Komento