Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor që lidh lagjen e re me atë të vjetër të qytetit te Bulqizës, ku drejtuesi mjetit tip Audi është përplasur me drejtuesin e një motoçiklete.
Si pasojë është plagosur rëndë një grua e cila ndodhej po ashtu në motor.
Sipas mjekëve spitalit të Bulqizës e aksidentuara është në gjendje të rëndë ku pritet helikopteri për dërgimin drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.