DURRËS- Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e së martës në aksin rrugor ura e Dajlanit-Shkozet. I dehur në timon, 23-vjeçari Xhoni Muço ka përplasur motorçikletën e drejtuar nga Sokol Kovaçi, pjesëtar i komunitetit rom. Brenda mjetit të modifikuar ndodheshin 4 fëmijë, dy prej të cilëve fatkeqësisht ndërruan jetë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes, vetëm pak minuta pas përplasjes fatale ishin të trishta. 15 vjeçari Franci Kovaçi humbi jetën në vend, ndërsa 13 vjeçari, Danjel Habibi ndërroi jetë pas disa orës në spitalin e Durrësit.
Policia tha se Xhoni Muço duke drejtuar "Fordin" po lëvizte nga Ura e Dajlanit në drejtim të Shkozetit dhe rreth orës 22:40 ka përplasur motorçikletë pa targa, të modifikuar me karrocë, ku gjendeshin të miturit. Policia tha se 23-vjeçari i është bërë testi i alkoolit me DRAGER ku ka rezultuar në gjendje të dehur. Po kështu i dehur ka rezultuar edhe drejtuesi i motocliketës Sokol Kovaci, i cili humbi të birin në këtë aksident.
Xhoni Muço, 23 vjeçar, i dehur në timon, është shoferi që u ka marrë jetën 2 fëmijëve romë mbrëmjen e djeshme në Durrës.
O zot sa po me dhemb shpirti per keto te shkrete.qofshi te parajses
Përgjigju