ELBASAN- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të hëne, ku një 75-vjeçar ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Cërrik, në fshatin Gjergjan, ku një makinë është përplasur me një motor, për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, teksa drejtuesi i makinës është shoqëruar në Komisariat.

1622466811_00bcd8275a8f45b7b8e3d1108ae0dc53.jpg

Pamja nga vendi i ngjarjes