ELBASAN- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugor Kuçovë-Belsh.Një automjet qe drejtohej nga një 22-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset metalike. Siç shihet edhe nga pamjet që ka siguruar gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi, aksidenti është i rëndë, aq sa barriera mbrojtëse ka arritur që të tejkalojë mes për mes makinës duke i marrë jetën 37-vjeçarit U.Sh., i cili ishte pasagjer.
Shoferi K.K., ndodhet në gjendje të mire shëndetësore, ndërsa pa lëndime ka shpëtuar edhe një 14-vjeçar që po udhëtonte në këtë mjet. Drejtuesi është shoqëruar në polici. Paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit.
Ndërkohë, një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Malësi të Madhe. Një i ri nga Gostivari ka përplasur për vdekje një kombësor 77 vjeç. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
Foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin Shkodër – Koplik. Ku një i ri ka përplasur për vdekje një këmbësor 77 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:40, ku i riu E. I., 24 vjeç, banues në Gostivar, përplasi këmbësorin, i cili nuk mbijetoi dot për shkak të plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
“Rreth orës 05:40, në aksin rrugor Shkodër - Koplik, mjeti me drejtues shtetasin E. I., 24 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut, ka përplasur shtetasin këmbësor M. P., 77 vjeç, banues në Omaraj, Malësi e Madhe. Si pasojë e përplasjes, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.