VIDEO/ Aksident i rëndë në Cërrik, makina përplas për vdekje 60 vjeçarin! Policia arreston drejtuesin e mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik të Elbasanit ku një automjet tip ‘Golf’ ka përplasur për vdekje një prej këmbësorëve ndërkohë që ky i fundit po kalonte rrugën. Mësohet se viktima është 60 vjeçari i identifikuar si T.K i cili ka ndërruar jetë në vend si pasojë e përplasjes së fortë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, 35 vjeçarin E.H i cili fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes më pas u arrestua pas disa minutash.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së sotme. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë errësira në rrugë. Pas përplasjes që i shkaktoi vdekjen 60 vjeçarit, automjeti tip ‘Golf’ ka përfunduar në kanal.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Filan: 26/01/2023 20:18

    Esht rruga shume e keqe dhe asnje sinjalist nuk ka

    Përgjigju
    • Hamide: 27/01/2023 15:13

      Po dhe shoferi ska faj se kalojn njerzit pa pik problemi drita skaa rruge e keqe

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët