Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik të Elbasanit ku një automjet tip ‘Golf’ ka përplasur për vdekje një prej këmbësorëve ndërkohë që ky i fundit po kalonte rrugën. Mësohet se viktima është 60 vjeçari i identifikuar si T.K i cili ka ndërruar jetë në vend si pasojë e përplasjes së fortë.
Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, 35 vjeçarin E.H i cili fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes më pas u arrestua pas disa minutash.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së sotme. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë errësira në rrugë. Pas përplasjes që i shkaktoi vdekjen 60 vjeçarit, automjeti tip ‘Golf’ ka përfunduar në kanal.
Esht rruga shume e keqe dhe asnje sinjalist nuk ka
PërgjigjuPo dhe shoferi ska faj se kalojn njerzit pa pik problemi drita skaa rruge e keqe