Një 19 -vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme Fier dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti.

Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 22:35, në bypass-in e Fierit, në fshatin Pojan, ku automjeti tip "Benz" me drejtuese 19 -vjeçaren e identifikuar si Xhesika Mjekra, banuese në Tiranë, ka dalë nga rruga.

Për pasojë u plagosën rëndë vetë 19-vjeçarja dhe një 21-vjeçar që ishte pasagjer në automjet.

E reja nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital.

 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Fierit, por nuk bëhet me dije gjendja e tij shëndetësore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:48
Aksidenti në Fier, kjo është 19-vjeçarja që nuk i mbijetoi përplasjes, ndërroi jetë rrugës për në spital

1627462004_Sequence03.00002121.Still021.jpg

E reja që humbi jetën në aksident

Personi që shihni në foton më lart është 19-vjeçarja Xhesika Mjekra, e cila ndërroi jetë në aksidentin që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bypass-in e Fierit. E reja humbi kontrollin e automjetit tip "Benz", duke dalë nga rruga, ndërsa si pasojë e përplasjes u plagos rëndë ajo vetë dhe pasagjeri, një 21-vjeçar. Fatkeqësisht, 19-vjeçarja humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa 21-vjeçari ndodhet në Spitalin e Fierit.