Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite rreth orës 17:40 në Fier në aksin rrugor “Fier-Vlorë” ku një mjet ka përplasur për vdekje një 70-vjeçar. Pasi e aksidentoi për vdekje, drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ferras, ku mjeti e ka përplasur duke e lënë të vdekur 70-vjeçarin me iniciale Y. T nga fshati Fitore, i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë.
Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po kryen ekspertizën dhe është vënë ne kërkim të drejtuesit të automjetit që ka shkaktuar aksidentin me vdekje.