Aksident i rëndë në Fier, ndërron jetë 64-vjeçari! Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga (VIDEO)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot rreth orës 15:55 në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”. Një 64-vjeçar, i identifikuar si Qemal Kamberaj po drejtonte mjetin tip ‘Toyota’ por humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë shoferi dhe është dëmtuar 59-vjeçari i identifikuar si Asllan Kajo banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

A.M./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë