FUSHË-KRUJË- Një aksident i rëndë është regjistruar orët e para të mëngjesit në Fushë-Krujë e për pasojë ka ndërruar jetë një 50-vjeçar, ndërsa 3 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 në aksin Fushë Krujë-Milot. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga e është përplasur me mbrojtëset anësore. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një prej pasagjerëve, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe pasagjerët e tjerë, si edhe drejtuesi i mjetit. Mjeti tip 'Benz' drejtohej nga Juljan Kaxhi, 34 vjeç.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave, por grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut. Report Tv sjell edhe foto nga aksidenti i rëndë, ndërsa shihet se makina ka pësuar dëme të mëdha pas përplasjes, çka aksidenti i mori jetën edhe 50-vjeçarit ndërsa tre të tjerët po luftojnë për jetën.
Keqardhje per barrierat metalike qe duhen zevendesuar
PërgjigjuNuk drejtohen fare?