Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, mjeti del nga rruga dhe përplaset me barrierat metalike! Humb jetën 50-vjeçari, 3 në gjendje të rëndë

Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, mjeti del nga rruga dhe përplaset me barrierat metalike! Humb jetën 50-vjeçari, 3 në gjendje të rëndë

Foto nga vendi i ngjarjes

FUSHË-KRUJË- Një aksident i rëndë është regjistruar orët e para të mëngjesit në Fushë-Krujë e për pasojë ka ndërruar jetë një 50-vjeçar, ndërsa 3 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 në aksin Fushë Krujë-Milot. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga e është përplasur me mbrojtëset anësore. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një prej pasagjerëve, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe pasagjerët e tjerë, si edhe drejtuesi i mjetit. Mjeti tip 'Benz' drejtohej nga Juljan Kaxhi, 34 vjeç.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave, por grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut. Report Tv sjell edhe foto nga aksidenti i rëndë, ndërsa shihet se makina ka pësuar dëme të mëdha pas përplasjes, çka aksidenti i mori jetën edhe 50-vjeçarit ndërsa tre të tjerët po luftojnë për jetën. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 21/03/2023 11:11

    Keqardhje per barrierat metalike qe duhen zevendesuar

    Përgjigju
    • Populli: 21/03/2023 12:27

      Nuk drejtohen fare?

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri