VIDEO/Gjirokastër, i përplas kamionçina në anë të rrugës, vdesin dy gra, rëndë një tjetër

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Gjirokastër, me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri. Policia njofton se kanë humbur jetën dy gra dhe është plagosur rëndë një tjetër, teksa janë përplasur në anë të rrugës nga një kamionçinë.

Përplasja ka rezultuar fatale për shtetaset H.Ç e S.K banuese në Lazarat, ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jorgucat, ku mjeti që ka përplasur gratë drejtohej nga shtetasi Leonidha Klemo, banues në Gjirokastër. 


Makina që shkaktoi aksidentin

Informacioni paraprak:
Njoftohemi se në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë, në vendin e quajtur Jorgucat ka ndodhur një aksident rrugor. Mjeti tip “Nissan", me targa GJ 0524 A, me drejtues shtetasin Leonidha Klemo, banues në Gjirokastër, ka goditur tre shtetase, të cilat lëviznin me këmbë në anë të rrugës.

Si pasojë dy prej shtetaseve H.Ç e S.K banuese në Lazarat kanë humbur jetën, ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor dhe grupi hetimor ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 08/06/2018 14:24

    Bajgëri e gjallë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave