Një aksident i rëndë ka ndodhur në kufirin me Casaluce në Itali. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur pesë shqiptarë që kanë qenë brenda automjetit që ka dalë nga rruga, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën.
Mediat italine raportojnë se ende nuk ka një saktësim se si ka ndodhur aksidenti por nuk përjashtohet mundësia që shoferi që po ngiste makinën të ketë humbur drejtimin.
Në vend mbërritën forcat e policisë dhe zjarrfikës, të cilët ndihmuan të nxirrnin të aksidentuarit nga makina ku më pas i transportuan në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme.