Aksident i rëndë në Itali, përplaset për vdekje 50-vjeçari shqiptar

Aksident i rëndë në Itali, përplaset për vdekje 50-vjeçari shqiptar

Foto ilustruese

ITALI-Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në komunën Monteprandone. Sipas mediave italiane, viktima është 50 vjeç por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16.00 në rrugën “Scopa” në zonën industriale Centobuchi. Shqiptari, teksa ishte duke ecur në rrugë, u përplas nga një automjet “Fiat 500”.

Në vendngjarje shkoi një helikopter-ambulancë për t'i dhënë ndihmë shëndetësore të aksidentuarit, por ky i fundit nuk arriti dot të shpëtonte. Mediat italiane raportojnë se zemra e 50-vjeçarit pushoi së rrahuri 45 minuta pas aksidentit.

Lajmi i publikuar nga media italiane Riviera Oggi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër