Tre shqiptare të gjeneratave të ndryshme të së njëjtës familje kanë humbur jetën nga një aksident në rrugët e Kandasë. Përplasja i ka marrë jetën Isabelës 5-vjeçare, mamasë së saj Valbona Vokshi, 35 vjeç dhe gjyshës së vogëlushes, Xhemiles ndërkohë që ato po ktheheshin nga Wonderland, Canada.
 
Sipas mediave të huaja këto dëshmi i ka dhënë Katerina Seitaj, një mike e familjes së viktimave. ‘’Valbona e donte jetën dhe kishte shumë shpresa dhe ëndrra për të ardhmen, ajo ishte e këndshme dhe kujdesej për të gjithë. Nëna e saj dhe vajza ishin gjithçka për të ‘’, ka shtuar Katerina.
 
Përplasaj ka përfshirë disa makina dhe në njërën prej tyre ndodhej edhe motra e Valbonës, Blerta së bashku me nipin e saj 2-vjeçar , por fatmirësisht ata kanë mundur të mbijetojnë. Valbona kishte shkuar në Kanada në moshën 20-vjeçare dhe punonte me orë të gjata në restorant për të ndihmuar prindërit dhe motrën.

kanada

kanada



Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com