Aksident i rëndë në Kinë, 15 persona të vdekur e 44 të plagosur, shkak sherri i shoferit me pasagjeren (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit të së shtunës në një autostradë në Kinë, ku 15 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 44 persona të plagosur.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se aksidenti i ndodhur në autostradën në veriperëndim të provincës Gansu ku u përfshinë 31 automjete, ka ndodhur si rrjedhojë e humbjes së kontrollit të një kamioni që ka përfunduar në korsinë e automjeteve të vogla pasi është përplasur fillimisht me një makinë. Sipas dëshmive të policisë, autobusi është nxjerrë nga uji rreth orës 11:30.

Po sipas këtyre mediave, sipas dëshmive të policisë dhe vëzhgimit që i është bërë një videoje të realizuar brenda autobusit pak çaste përpara aksidentit, një 48-vjeçare e identifikuar vetëm me emrin e saj të fundit, Liu, i ka kërkuar shoferit të autobusit që të ndalonte menjëherë pasi ka kuptuar se ai nuk kishte ndaluar në destinacionin e kërkuar. Por kur shoferi 43-vjeçar, i identifikuar me emrin e tij të fundit Ran, ka refuzuar, Liu e ka goditur atë mbi kokë me celularin e saj. Ka qenë pikërisht përleshja verbale e dy personave të përmendur që ka shkaktuar aksidentin me përmasa tragjike. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’