Aksident i rëndë në Krujë, makina përplas për vdekje rojen e një biznesi privat, trupi goditet më pas edhe nga disa mjete të tjera

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Krujë, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë-Krujë, ku një automjet ka goditur një këmbësor, që dyshohet se ishte roje në një biznes privat.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa pas përplasjes, trupi është goditur edhe nga automjetet e tjera në rrugë, që nuk e kanë e parë.

Nuk dihen ende të tjera detaje për ngjarjen e rëndë, ndërsa shoferi i automjetit që e goditi fillimisht, u largua nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me përjashtimin e policëve që kanë përdorur Sky apo Encro Chat?



×

Lajmi i fundit

U arrestua në Pogradec për dhunë ndaj gruas dhe armëmbajtje pa leje, gjykata lë në burg ish-drejtorin e Burgut të Fushë Krujës

U arrestua në Pogradec për dhunë ndaj gruas dhe armëmbajtje pa leje, gjykata lë në burg ish-drejtorin e Burgut të Fushë Krujës