Një aksident i rëndë është regjistruar në Krujë ku shoferi 46-vjeçar duke drejtuar mjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja 77 vjeç me iniciale B.H.,

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.