Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident të rëndë që ka ndodhur në aksin Fushë Krujë - Laç, pranë vendit të quajtur Kthesa e Gjelit ku makina e të plagosurve është përplasur me një mur anash rrugës.

Të plagosurit janë  Hajrie Dika, Festim Dika dhe Klementina Mesi të cilët janë dërguar me urgjencë për në spitalin e traumës në Tiranë. Për shkak të plagëve të rënda që kanë pësuar gjendja e tyre është kritike.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak për këtë aksident mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin tre të plagosurit.

Po kështu një aksidnet tjetër ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 77-vjeçar H. ZH. është përplasur nga autobusi në rrugën e “Durrësit”. Sipas policisë, i  moshuari, i cili mbeti i plagosur është dërguar me urgjencë në spital.