Një aksidenti i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut.
Dy mjete janë përplasur pranë zonës bregdetare duke regjistruarnjë bilanc me 6 persona të plagosur. Menjëherë, dy autoambulanca të Laçit janë dërguar të plagosurit në spital. Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij të aksidenti. Burime për Report Tv konfirmojnë se disa nga të plagosurit janë nga Tirana dhe janë dërguar në spitalin e Traumës. Ende nuk dihet gjendja e të plagosurve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi detajet e aksidentit.