LEZHË- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin Lezhë-Laç ku një automjet është përplasur me një furgon mallrash. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Markatomaj.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur 3 persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa mjeti dhe furgoni kanë dalë nga rruga.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Komento