Dy persona kanë mbetur të vdekur mbrëmjen e sotme në Lushnje, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin "Gurrëz e vogël", rreth orës 18:30, ku automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga.
Për pasojë, drejtuesi dhe pasagjeri i automjetit, identiteti të cilëve nuk bëhet i ditur, mbetën të plagosur rëndë, por nuk mundën t’i mbijetonin plagëve.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Makina e aksidentuar
Komento
Komente












