Një aksident te kthesa e Grabjanit në rrugë rurale të Lushnjës, shënoi një të plagosur rëndë.
Një automjet u përplas me një motomjet në të cilin udhëtonte një 36-vjeçar që mblidhte mbetje plastike. Si pasojë e përplasjes, motomjeti thuajse është shkatërruar dhe dëmtime të rënda materiale ka pësuar edhe makina, shoferi I së cilës u arrestua nga policia.
Ardjan Meçani ndodhet në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm nga bluzat e bardha, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti që ndër të tjera, shkaktoi radhë të gjata automjetesh në trafik.
Ky aks rural është mjaft problematike ku vetëm këtë vit ka pasur dy aksidente me vdekje.









Komente
Komento